Tuesday , 6 December 2022

LAÇI GATI TË BËHET ME SPITAL TË RI

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar spitalin e ri të Laçit, i rindërtuar pas dëmtimit nga tërmeti, i cili pritet që të fillojë punën së shpejti.

Gjatë inspektimit, Manastirliu tha se ky spital do të jetë model për gjithë spitalet bashkiake në vend, ndërkohë kapacitetet e këtij spitali janë deri në 40 shtretër…

Godina 50 vjeçare ku ushtronte aktivitetin spitali i Kurbinit u shpall e pabanueshme pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Rindërtimi i spitalit Kurbin ka një vlerë totale investimi 2.8 milionë euro.

Lexoni dhe kete

65-VJETORI I UNIVERSITETIT TË SHKODRËS

Këtë të enjte është zhvilluar ceremonia festive e 65- vjetorit të krijimit të Universitetit të …