Wednesday , 30 September 2020

LAÇI VIJON TE MBETET PA SPITAL

Këto janë pamjet e shembjes së spitalit te Laçit të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit. Ajo çka mbeti u rrëzua në tokë në 17 korrik, por ende sot e kësaj dite në vend të një pune për spitalin e ri shohim këtë grumbull inertesh.

Pas rrafshimit të godinës urgjenca e Spitalit është zhvendosur në një qendër bamirësie, larg kushteve të nevojshme për një shërbim bashkëkohor. Një numër i vogël pacientësh trajtohen në këtë repart ndërsa të tjerët dërgohen drejt spitalit rajonal të Lezhës ose në kryeqytet.

Vetë qytetaret tregojnë për situatën e vështirë në të cilën ndodhet shërbimi shëndetësor në Kurbin. Në kushtet e pandemisë mungesa e një spitali është akoma më shqetësues.

Deri në këto moment në qytetin e Laçit kanë rezultuar të prekur me COVID-19 disa mjekë dhe infermierë të cilët janë karantinuar në banesat e tyre.

Lexoni dhe kete

NË MJERIM 10 MUAJ PAS TËRMETIT

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë …