Breaking News

LAJM I FUNDIT / XHABIJE, VRASJE ME ARMË ZJARRI PËR SHKAQE PRONËSIE

Një vrasje me armë zjarri është shënuar mesnatën e kaluar në qytetin e Shkodrës ndersa i vrarë ka mbetur 42-vjeçari Ilir Alija me profesion mjek, i cili dyshohet se  është qëlluar nga Dritan Ymeri. Viktima dhe autori ishin fqinjë, ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt për pronën.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 të së premtes, në lagjen “Qemal Stafa”, ndërsa policia bën me dije se Ymeri ka qëlluar 3 herë me armë zjarri mbi Alijan dhe për pasojë i ka shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme.

Edhe pse u kërkua ndërhyrja e forcave RENEA për arrestimin e autorit, ai ka mundur të ikë nga banesa, ndonëse mbahej i rrethuar nga forcat e rendit dhe konsiderohej si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.  Nga të dhënat që bën publike policia, mjeku Alija ka pasur konflikte të hershme pronësie me familjen Ymeri dhe konfliktet janë shtuar pasi viktima ka nisur të ndërtojë terracen e katit të tretë të  banesës, ndërkohë që në të njëjtin kat jetonte dhe autori Ymeri. Autori dhe viktima kanë qënë në terracë të shoqëruar edhe nga djali i viktimës për të sheshuar debatet, mirëpo në këtë cast Ymeri ka qëlluar plot 3 herë në kokë mjekun duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se në këtë moment autori është larguar me një automjet, ndërsa nga vendi i ngjarjes mund ta ketë larguar një tjetër përson.

Dyshimet se I riu mund të ishte fshehur në banesë kanë bërë që forcat special ta mbajnë banesen te  rrethuar dhe pas thirrjeve për dorëzim, rreth 5 orë pas ngjarjes së rëndë, forcat RENEA kanë ndërhyrë në banesën ku dyshohej se ndodhej Dritan Ymeri, por autori nuk gjendej aty.  Orët e pritjes për dorëzim, i kanë dhënë mundësi autorit të largohet shumë larg vendgjarjes, duke humbur çdo gjurmë. Forca të shumta policie janë vënë ne ndjekje, duke kryer kontrolle në zona ku dyshohet se mund të jetë fshehur i kërkuari. Ndërkohë, disa te aferm të autorit janë shoqëruar si të dyshuar se kanë informacion për vendfshehjen e autorit të krimit. Dritan Ymeri jetonte I vetëm pasi familja jetonte në shtetin e Frances.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE HANI – HOTIT NJE 32-VJEÇAR

Një 32 vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të kaloi ilegalisht …