LAJMI FUNDIT: KAPEN AUTORET E VJEDHJES SE ARGJENDARISE NE SHKODER

Identifikohen dhe kapen autorët e grabitjes së argjendarisë, ngjarje e ndodhur me datë 03.02.2018 në lagjen “Vasil Shanto”.

Më datë 07.02.2018 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë një pune të mirëorganizuar hetimore, u bë e mundur identitfikimi dhe ndalimi i shtetasit:

Françesko Vukaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rrenc, Shkodër.

Gjithashtu si bashkëpuntor i tij u arrestua shtetasi:

Iraldo Filipi, 28 vjeç, banues në fshatin Gajtan, Shkodër

Ndalimi i shtetasit Francesko Vukaj, u bë pasi dyshohet si autor i grabitjes me datë 03.02.2018, ku me mjetin tip Volkswagen pa targa, ka goditur qepenin e njw argjendarie në lagjen “Vasil Shanto”, ka marrw disa sende floriri brenda, dhe më pas është larguar duke braktisur mjetin.

Ndërsa shtetasi Iraldo Filipi u arrestua, pasi në anën tjetër të rrugës ka qenë duke pritur me mjetin tip Benz, për t’u larguar sëbashku me shtetasin Françesko Vukaj nga vendngjarja, pas grabitjes së argjendarisë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti tip Benz me targa AA 294 GU, i cili është përdorur nga autorët për largimin nga vendngjarja, si dhe një orë dore floriri e cila rezulton e vjedhur në argjendari.

Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes, e kryer në bashkëpunim” e “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga neni 134/2, 25 e 150 i Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

LEZHE, PREMTONTE VIZA AMERIKANE, ARRESTOHET MASHTRUESJA

Një 48 vjeçare nga Lezha është arrestuar nga policia për mashtrim.Sipas policisë në pranga ka …