Friday , 30 October 2020

LAMTUMIRË PROFESOR VILDAN TUFI!

Sporti shkodran dhe klubi Vllaznia paraditen e së dielës kanë humbur një nga emrat më të mëdhenj të tij, trajnerin e mirënjohur, Mjeshtrin e Madh Vildan Tufi. Trajneri i mirenjohur i atletikës nuk ka arritur të fitojë betejën me sëmundjen që e kishte pushtuar këto muajt e fundit dhe ndonese dukej optimist, nuk ia ka dale dot duke na dhënë lamtumirën në moshën 75 vjeçare.

Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë e mjafton të përmendim këtu Vera Bregun, Arbana Xhanin, kampionin e Europës Izmir Smajlaj e shumë e shumë të tjerë. Profesor Vili kishte ëndrra të mëdha për të nxjerrë edhe një tjeër kampione dhe rekordmene.

Me mendjen e tij dëshironte të ishte sërish prezent në Olimpiadën e ardhshme me atleten Erisa Rrasa, por fati nuk ka qenë me të. Vildan Tufi ka fituar shumë sfida, shumë trofe, ka thyer shumë rekorde me sportistët e tij dhe ka marrë shumë medalje.

Por këtë betejën e fundit nuk arriti ta fitonte dot. Ndonëse gjatë gjithë kësaj periudhës së fundit, ka patur një mbështetje të jashtëzakoshme nga sportistët e tij, nga ish- studentët, shokët dhe miqtë, sërish nuk ia doli. Iku nga kjo botë i kënaqur sepse i pati të gjithë pranë, është çmallur me të gjithë dhe natyrisht duke i lënë porosi secilit për të vazhduar rrugën e tij.

Vildan Tufi lë pas një emër të shkëlqyer. Kontributi i tij për atletikën shkodrane dhe atë shqiptare, ka qenë i jashtëzakonshëm. Televizioni Rozafa i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tufi për humbjen e njeriut të saj të dashur dhe po ashtu edhe komutetit të atletikës, për humbjen e një pjestari dinjitoz të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi yt profesor Vili!

Lexoni dhe kete

MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, në kuadër të mbylljes së muajit të ndërgjegjësimit …