LANDFILLI I BUSHATIT, VAU DEJES HAP TENDERIN

Bashkia e Vaut të Dejës ka hapur procedurat e tenderimit për vazhdimin e fazës së dytë për ndërtimin e landfillit për përpunimin e mbetjeve të ngurta urbane në zonën e Bushatit. Projekti për ndërtimin e këtij venddepozitimi kap vlerën e një fondi limit prej 108.3 milionë lekë të financuar nga buxheti I shtetit. Aktualisht kjo zonë e banuar nga 200 mijë banorë të qytetit të Shkodrës dhe komunave për rreth prodhon rreth 130 ton mbeturina të ngurta urbane në ditë. Përmes këtij projekti i cili do të realizohet në disa faza, synohet mbledhja dhe përdorimi i materialeve që janë destinuar për degradim, duke u bazuar në rregullat e Komunitetit Europian. Ndërkohë, krahas mbledhjes dhe përpunimit të mbetjeve, projekti do të trajtojë edhe impiantin teknologjik për nxjerrjen e gazit të prodhuar nga venddepozitimi me qëllim që të garantojë maksimumin e efiçencës së mbledhjes dhe përdorimin e tij për prodhim të energjisë elektrike.

Ndërkohë, sa i takon mbrojtjes fizike të impianteve, pajisjeve dhe personelit, projekti parashikon që venddepozitimi të pajiset me rrethim, duke penguar kështu hyrjen e personave dhe kafshëve. Operatorët turistikë do të kenë mundësi të dorëzojnë ofertat e tyre deri në datën 30 prill 2018. Sa i takon kohëzgjatjes së kontratës ëhstë parashikuar një periudhë kohore 150 ditë që nga nënshkrimi i saj. Menaxhimi i mbetjeve urbane është edhe një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Vetëm disa ditë më parë, ministri Blendi Klosi u prezantoi kryetarëve të bashkive edhe projektligjin për kostimin e mbetjeve urbane, sipas të cilit të gjithë qytetarët do të paguajnë bazuar në një sistem të unifikuar dhe transparent. Po ashtu, më tej Klosi ka shprehur domosdoshmërinë e përcaktimit të një harte të landfilleve dhe të zonave të vendgrumbullimit të mbetjeve në Shqipëri.

Lexoni dhe kete

GJUETIA E PALIGJSHME NË LIQENIN E SHKODRËS

Përmbytjet e shkaktuara nga liqeni i Shkodrës nuk kanë sjellë dëme në fushën e peshkimit. …