Saturday , 8 August 2020

LARGIMET E KESHILLTAREVE TE LSI

Largimet e këshilltarëve të LSI-së drejt Partisë Socialiste në disa bashki të vendit tonë nuk kanë qenë të pakta në ditët e fundit. Edhe Bashkia Shkodër u përfshi nga ndryshime të tilla, teksa katër këshilltarë të LSI-së u larguan drejt PS-së. Ndërkohë, në këshillin e Bashkisë Malësi e Madhe nuk do të ndodh diçka e tillë. Kjo bëhet e ditur edhe nga këshilltari i LSI-së, Festim Broja. Ai ka theksuar se nuk do ketë largime nga kjo forcë politike dhe do të vazhdojë të jetë në mbështetje të saj.

Në fakt, 5 këshilltaret e LSI-së që ka ky këshill bashkiak, në çdo mbledhje bashkojnë votat me të majtët, ndërsa kryetari i kësaj force politike në Malësi të Madhe, Sytki Ndrecaj, vijon ende të mbajë postin e n/kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe.

Lexoni dhe kete

1 JAVË PAS VOTIMEVE, BEKTESHI “KUJTOHET” PËR ZGJEDHJET NË USH

Rreth 1 javë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit përfundimtar të votimeve, ish-rektori …