Wednesday , 27 October 2021

LARGIMI I BERISHËS NGA GRUPI PARLAMENTAR I PD, FRPD KËRKON REFERENDUM NË PARTI

Anëtarë të kryesisë së FRPD-së kanë nisur mbledhjen e firmave për të çuar në referendum të brendshëm, largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, ashtu siç e kishte paralajmëruar, ish-kreu i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha, do të nisë një tur takimesh me demokratët në të gjithë vendin. Lajmin e ka dhënë vetë Berisha nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shkruan:

“Të dashur miq, ditën e enjte më dt. 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.

Foltorja do të jetë një bashkebisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin. Jeni të mirëpritur!”

Ky vendim vjen pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD nga kryetari Lulzim Basha, për shkak të shpalljes non grata nga DASH dhe qëndrimeve të ambasadës amerikane në Tiranë.

Lexoni dhe kete

MBLEDHJA E KRYESISË SË PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte Kryesinë e Partisë Socialiste. Pas mbledhjes, Rama …