Breaking News

LEKA: VLLAZNIA- FEMRA JO PËR TURIZËM DREJT BOSNJËS

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, nuk do të shkojë për turizëm në Bosnjë për ndeshjet e Ligës së Kampioneve por do të tentojë kualifikimin për në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm. Kjo është deklarata e bërë nga trajneri Nikolin Leka në seancën e fundit stërvitore të ekipit kuqeblu.

Ndeshja e parë e Vllaznisë do të luhet të martën pasdite dhe përballë saj do të jetë kampionia e Bosnjës, ekipi i Sarajevos. Ky takim është shumë i rëndësishëm sa i takon pretendimeve të mëtejshme të vajzave kuqeblu sepse në rast fitoreje, ato hedhin një hap të rëndësishëm për kualifikimin në turin e dytë.

Lexoni dhe kete

TEK VLLAZNIA NË PRITJE TË VENDIMEVE TË ASAMBLESË

Tek Vllaznia të gjithë janë në pritje të zhvillimeve të reja. Zhvillime këto që pritet …