Tuesday , 18 December 2018

LEKA: VLLAZNIA FEMRA PARAQITJE POZITIVE NË CHAMPIONS

Paraqitja e Vllaznisë së femrave këtë sezon në Ligën e Kampioneve të Europës është konsideruar positive nga ana e trajnerit të saj Nikolin Leka. Në një prononcim për televizionin Rozafa, numri 1 I pankinës shkodrane shprehet se mundësitë kanë qenë për të arritur edhe një fitore të tretë dhe për t’u kualifikuar për në turin tjetër të këtij kompeticioni të rëndësishëm.

Për dy vite me rradhë, Vllaznia femra ka arritur të fitojë nga dy ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe ka qenë shumë pranë kualifikimit në turin tjetër. A do të ndodhë kjo herën e tretë? Trajneri Leka e lë të hapur këtë mundësi kur thotë.

Ajo që duhet thënë eshte se Vllaznia e femrave ka treguar progres nga sezonin në sezon dhe tashmë padyshim që do të tentojë të hedhë hapin historik, kalimin në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA MUNDET NGA PARTIZANI

Faza e dytë e kampionatit është mbyllur me një tjetër disfatë për ekipin e basketbollit …