Breaking News

LEKIQI PJESË E STAFIT TË VLLAZNIA, PRITET EDHE BEQIRI

Një nga problemet tek Vllaznia pas nisjes së stërvitjes prej saj ka qenë edhe mungesa e stafit të trajnerit të parë Hasan Lika. Rritja e numrit të futbollistëve pas çdo seance, e bënte thuajse të pamundur praninë e tij I vetëm në drejtimin e tyre. Por nga pasditja e së mërkurës, tashmë tek stafi kuqeblu ka edhe një trajner më shumë. Bëhet fjalë për atë të portierëve që do të jetë Ideal Lekiqi. Ky I fundit ka mbajtur të njëjtën detyrë tek Akademia Vllaznia, madje gjatë sezonit të kaluar, për njëfarë periudhe ka qenë pjesë edhe e ekipit të parë, në momentin kur ai drejtohej nga Armando Cungu. Ndërkohë, në ditët në vijim pritet edhe emërimi I zëvendëstrajnerit.

Nga sa bëhet e ditur, me shumë të ngjarë këtë detyrë do ta mbulojë Elvin Beqiri. Ka qenë vetë trajneri I parë Hasan Lika që e ka kërkuar ta ketë në stafin e tij dhe tashmë pritet vendimi I ish- mbrojtësit të njohur të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare për ta pranuar ofertën e bërë apo jo. E rëndësishme është se puna tek skuadra shkodrane vijon madje me ritme të kënaqshme dhe gjërat duket se po shkojnë mirë. Ditët kalojnë dhe ndonëse ende nuk është hedhur shorti I kategorisë së parë, mendja është tek përballja e 9 shtatorit ku kuqeblutë do të kërkojnë ta nisin mbarë. Mes vështirësish por kuqeblutë tashmë kanë nisur rrugëtimin e tyre për rikthimin në Superligë. Padiskutim që me kalimin e ditëve do të zbulohen edhe të reja të tjera që kanë të bëjnë me Vllazninë dhe të ardhmen e saj.

Puna vijon dhe kjo në fakt ka më shumë rëndësi se çdo gjë në këto momente. Kuqeblutë tashmë presin hedhjen e shortit për të mësuar kundërshtarin e javës së parë, ndaj të cilit padiskutim që duhet nisur mbarë me një fitore sepse ndryshe nuk do të kishte asnjë kuptim.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FEMRA RENDITET E DYTA NË “CHAMPIONS LEAGUE”

Për të dytin vit me rradhë, Vllaznia në futboll për femra i është ofruar shumë …