LEKNDREAJ: ASKUSH NGA VLLAZNIA S’MË KA KONTAKTUAR

Një ditë më parë shoqata e basketbollit të Vllaznisë përmes një njoftimi bënte të ditur se periudha e testimit të lojtarëve ka përfunduar dhe me lojtarët që nuk kanë qenë në stërvitje me ekipin këtë periudhë, nuk do të ketë negociata. Njëri prej basketbollistëve shkodranë për të cilin është thënë se do të afrohet pranë Vllaznisë është edhe Daniel Lekndreaj I cili sezonin e fundit ka luajtur me Partizanin. Megjithatë, vetë lojtari në një prononcim për TV Rozafa ka bërë të ditur se askush nga Vllaznia nuk e ka kontaktuar.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me ofertat e tjera, Daniel Lekndreaj ka bërë të ditur se Partizani kërkon të firmosë sërish me të, e po ashtu janë edhe ekipe të tjera që kanë shprehur interesin.

Daniel Lekndreaj ndërkohë vijon me stërvitjen e tij në prag të grumbullimit në kombëtare por ndërkohë shumë shpejt pritet të vendosë edhe për të ardhmen e tij se ku do të luajë sezonin e ardhshëm teksa me shumë të ngjarë, sërish do të jetë larg Vllaznisë.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA U-20 SËRISH KAMPIONE E SHQIPËRISË

Tjetër titull kampion për atletët shkodranë. Pas atyre me 16 dhe 18 vjeçarët, Vllaznia është …