Friday , 22 October 2021

LËKUNDJE TËRMETI NË VERI TË VENDIT

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mesditën e kësaj të mërkurë në qytetin e Shkodrës.

Gjithashtu, 3 lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë në veri të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë ka qenë në orën 04:19, me një magnitudë 4 të shkallës rihter.

Epiqendra ka qenë 17 km në verilindje të Koplikut. Pak minuta më vonë, në orën 04:28 ka pasur një tjetër lëkundje 14 km në verilindje të Koplikut, me magnitudë 2.1.

Ndërkohë, 10 minuta më pas është ndjerë dhe lëkundja e tretë me magnitudë 3.4, 2 km në verilindje të Koplikut.

Fatmirësisht, nuk është raportuar për dëme.

Lexoni dhe kete

“TRANSPORTI URBAN NË SHKODËR DREJT KAPITULLIMIT”

Që nga data 8 gusht, kur u organizua protesta për shërbimin e transportit urban, situata …