Breaking News

LENDVAI NË BASHKËBISEDIM TE “ARKA”

Shqipëria ka ndryshuar shumë që nga koha e komunizimit, por gjithë popujt duhet të përballen me të kaluaren dhe të mësojnë nga e kaluara, të mos lejojnë që fajtoret e sistemit të kaluar të kenë role vendim marrëse. Kështu u shpreh Paul Lendvai gazetari dhe autori i njohur me shtetësi austriake por i lindur në Hungari, dhe i arratisur në vitin 1957. Disidenca anti-komuniste e Paul Lendvai ka bërë që të udhëtoi nëpër vendet e bllokut komunist dhe të mundohet të bëjë të qartë botës jetën në këto vende që aso kohe ishin të mbyllura. Shqipëria ishte nën një diktaturë që ishtë më shtypësja në gjithë botën komunsite shprehet profesor Lendvai,pasi ka vizituar shqipërinë në fillim të viteve 80-të.

“Kam qenë në Shkodër në 1983 dhe me 1984-en po xhiroja një film, jo vetëm këtu në Shkodër por në gjithë Shqipërinë. Kam qenë katër herë në Shqipëri, herën e parë një javë pastaj dy javë dhe mandej kam qenë pas rënies së komunizmit në vitin 1993 për herë të tretë, gjithsej kam qëndruar në Shqipëri gjatë këtyre vizitave një muaj. Kam takuar shumë njerëz, ajo që perjetova ishte se Shqipëria ka qenë vendi ku kishte një diktaturën më shtypëse në gjithë botën komuniste. Dhe ka qenë një kënaqësi e madhe të shihje se kjo situatë ka ndryshuar. Kam shkruar libër për Shqipërinë, I cili është promovuar në ditën kur ka vdekur dikatori Enver Hoxha, ky ka qenë shërbimi I tij I fundit ndaj meje. E shoh që Shqipëria sot është totalisht një vend ndryshe. Me probleme shumë të mëdha, por nuk mund ta krahasosh me të kaluaren. Por mendoj se duhet të mësoj nga e kaluara. Të luftoj diktaturen, tendencat autoritariste, gënjeshtrat dhe korrupcionin. Ky është sekreti I ndryshimit. Përndryshe Shqipëria do mbes në nivelin e vendeve të pa zhvilluara.Por mendoj se Shqiptarët janë popull I zoti dhe shumë I talentuar, I njoh shqiptarët në Kosov ë, në Maqedoni, disa nga miqt e mij më të ngusht në Vjenë janë Shqiptarë, dhe mendoj se Shqipëria është në rrugë të mirë për një një sistem të ri dhe mënyrë jetese të re”.

I takon popullit që të lirohet nga e kaluara, por fillimisht duhet të lirohesh mendjen dhe zemren. Ndërsa fajtorët sic I quan ai nomenglaturen komuniste të diktaturës nuk duhen lejuar të jenë vendim marrës.

“Të lirohesh nga e kaluara duhesh fillimisht të lirohesh në kokë dhe në zemër. Kjo është dicka që vetëm populli Shqiptar mundet ta gjykojn sa larg ka shkuar kjo cështje. Unë mendoj se cdo kush që është fajtorë, për periudhen e komunizmit, jo familja e tij, por ai personlisht dhe është fajtorë, nuk duhet të luaj rol vendimmarrës në Shqipëri. Por duhet të tregohet se kush janë personat fajtorë, cilët kanë qenë përgjegjësit. Dhe kjo është mënyra të pastrohemi nga e kaluara.”

Edhe pse në moshë të thyer vazhdon të jetë aktiv, është fitues I shumë cmimesh dhe madje shpesh herë edhe I atakuar nga vetë kryeministri Hungarez Orban. I arrestuar në vitin 1953 dhe I larguar nga puna në media, ai më pas arratiset dhe në Austri nis aktivitetin e tij si autor dhe gazetar, ku për punën dhe vepren e tij mbi 60 vjecare është vlerësuar lartë si nga politika ashtu edhe nga qarqet akademike. Profesor Lendvai ishte në Shkodër ku mbajti një takim të hapur I organizuar nga Ambasada Austriake dhe Qëndra Rinore “ Arka” me temë “ Qëllime dhe kufizime. Shanse dhe rreziqe të procesit të transformimit në ballkan”.

Lexoni dhe kete

BASHA, TAKIM ME PUNONJËS TË FASONERIVE

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi këtë të enjte një takim me punonjës së fasonerive në Fushë …