Saturday , 15 August 2020

LENIA E HOTELEVE NGA BANORET E THUMANES

Pas shtyrjes së afatit përtej datës 3 janar për të qëndruar në hotelet ku janë akomoduar në Shëngjin, banoret e Thumanës të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit i kërkojnë Kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi që të mbajë premtimin për tju siguruar strehim. Banoret thonë se e kanë të pamundur gjetjen e banesave me qira me çmimin që ju është ofruar dhe për këtë kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për ti strehuar ose në të kundert nuk do të pranojnë të dalin nga hotelet.

3 janari ka qenë afati i fundit që banoret e Thumnës të lirojnë hotelet ku qëndrojnë të akomoduar. Por pas rezistences së banoreve autoritetet u tërhoqen nga ky vendim dhe ata do të qëndrojnë në hotele deri në sigurimin e banesave me qira.

Lexoni dhe kete

BASHA: QEVERIA DËSHTOI PËRBALLË PANDEMISË

Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka drejtuar një mesazh qytetarëve duke iu referuar situatës që po …