LENIA E SHTETESISE SHQIPTARE RRITET

Lënia e shtëtsisë Shqiptare është kthyer në një trend të lartë, numri I personave që kërkojnë lënien e shtetësisë Shqiptare dhe që I aprovohet me dekret nga ana e Presidentit sa vjen e rritet. Vetëm në dy dekrete të këtij viti janë 45 shtetas që kanë lënë shtetësinë Shqiptare, arsyet janë paisja e tyre me shtetësi të vendeve të BE-së ku ata jetojnë dhe ato shtete nuk lejojnë dy shtetësi. Si Gjermani, Austria, apo edhe vëndet skandinave.

Kjo tregon për kërkesën në rritje të shqiptarëve për tu larguar nga vendi I tyre dhe për të qenë  shtetas me të drejta të plota në vendet ku ata jetojnë. E kundërta është me dhënien e shtetësisë ku numri I kërkesës për tu paisur është shumë më I ulët se kërkesa për lënie. Ku vetëm gjatë muajit janar janë 32 shtetas numri më I madh I tyre nuk janë me origjinë shqiptare por që tashmë gëzojnë të drejtat e barabarta me gjithë shtetasit Shqiptar.

Lënia e shtetësisë Shqiptare është tregues se vendi ynë po thellon dëshirën për largim të Shqiptareve dhe paisjen me dokumenta zyrtarë të atyre shteteve ku tashmë kanë ndërtuar të ardhmen. Ndërsa aplikuesit nga Kosova më së shumti paisen me shtetësi Shqiptare për shkak të pamundësisë për lëvizje në vendet e BE-së pa viza.

Lexoni dhe kete

“RESPEKTIMI I STANDARTIT TE SHQIPES NE TRANSMETIMET AUDIOVIZIVE”

“Respektimi i standartit të shqipes në transmetimet audiovizive” ishte në fokus të një takimi të …