LETERSIA, SI VEND KUJTESE PER REGJIMIN KOMUNIST

Letersia, si vend kujtese ka qene tema e aktivitetit qe eshte zhvilluar pasditen e se Enjtes ne qytetin e Shkodres. Te ftuar ishin nje panel profesionistesh nga fusha e letersise, publicistikes dhe akademise, qe folen mbi veprat qe trajtojne te shkuaren diktatorialepermes rrefimesh letrare dhe autobiografike. Drejtorja ekzekutive e Institutit per Demokraci, Media dhe Kulture, Jonila Godole, tha se eshte nje aktivitet i rendesishem dhe se ky titull eshte intrigues.

Gjithashtu, ajo shtoi se me ane te ketij aktiviteti synohet ndergjegjesimi i shoqerise shqiptare.

Historite personale te rrefyera nga ish-te perndjekur politik jane “vendtakimi” i te rinjve me historine e erret te diktatures dhe ballafaqimi i tyre me vende te kujteses ne topografine e persekutimit te madh komunist ne qytetin e Shkodres.

Lexoni dhe kete

EKSPOZITA “4 N 1” NE GALERINE E ARTEVE SHKODER

2 fotografë dhe 2 piktorë organizuan pasditën e së premtes një ekspozitë në ambjentet e …