Wednesday , 21 February 2018

“LETRA GRUES SEME TE VDEKUN” NGA GJOVALIN GJADRI

“Letra grues seme te vdekun” e autorit Gjovalin Gjadri e shkruar ne gjuhen gjermane erdhi e perkthyer nga Ardian Ndreca. Prezantimi i ketij libri u zhvillua pasditen e se Enjtes ne ambjentet e biblotekes “Marin Barleti” te qytetit te Shkodres. Perkthyesi Ndreca regon historine qe eshte shkruar ne kete liber.

Ne kete liber jepet historia e marteses se Gjovalin Gjadrit, pjestare i nje familjeje te thjeshte shkodrane, inxhinierit te famshem te urave, me vajzen Zejnep, te bijen e Abdi bej Toptanit, patriot i njohur, nje prej nenshkruesve te Deklarates se Pavaresise. E nuk mjaftojne nje tubez letrash qe dy te dashuruarit shkembejne mes tyre ne vitet e para te njohjes, por ata vijojne me vargje elegjie nga Gjadri edhe pas ndarjes nga jeta ne moshe krejt te re, te bashkeshortes Zejnep.

Lexoni dhe kete

4 MLN EURO PER RIKONSTRUKSIONIN E XHAMISE SE PLUMBIT

Qeveria e Turqisë pritet që të financojë një projekt për restaurimin e xhamisë së Plumbit …