LEZHA BEHET GATI PER TE PERKUJTUAR 550-VJETORIN E VDEKJES SE SKENDERBEUT

Lezha është bërë gati për të përkujtuar 550-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.Veprimtaritë kryesore të 17 janarit do të zhvillohen në memorialin që ruan vendvarrimin e heroit, ku pritet të jenë të pranishem autoritet të pushtetit lokal e qëndror , besimeve fetare, e shqiptar nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Arberesh nga Italia e jugut.Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi, flet më në detai për axhenden e ngjeshur të aktivitetëve të kësaj dite.

Atmosfera festive ndihet jo vetëm në sheshin “Gjergj Kastrioti”, por kudo në rruget e Lezhës.Dekori festiv kuq e zi me flamuj kombëtar i ka dhënë një pamje të veçantë këtij qyteti, ndërkohë punojësit e shërbimve publikë pranë Bashkisë Lezhë po merren me sistemin dhe pastrimin e territorit aty pranë.17 janari i vitit 1468 njihet si nja datë historike që ruhet në memorien e gjithë shqiptareve jo thjeshte si një datë kur heroi mbylli sytë, por si një përjetësim i vepres madhështore të tijë.

Lexoni dhe kete

NUMRI I VIZITOREVE PRANE MUZEUT “VENDI I DESHMISE DHE KUJTESES” NE RRITJE

Numri i vizitorëve ka njohur një rritje në 6 mujorin e parë të këtij viti …