Breaking News

LEZHA ÇEL SEZONIN TURISTIK

Bregdeti i Lezhes me plazhet e Shengjinit dhe Tales ewshte gati per sezonin turistik veror 2018. Bashkia e Lezhes e hapi vetem kete te shtune zyrtarisht sezonin. Festimet u perqendruan ne bregdetin e shengjinit. Sheshi Willson u be promovuesja e kultures dhe mikepritjes per te gjithe ata qe do te zgjedhin kete bregdet per pushimet e kesaj vere. Koncerti festiv i mbremjes i dha larmine aktiviteteve te organizuara me kete rast. Artiste te shumte u ngjiten ne skenen e vendosur ne shesh dhe argetuan qindra pushues qe tashme jane vendosur ne shengjin per te shijuar freskine e detit. Kreu i bashkise Lezhe Fran Frrokaj premtoi se gjithcka do te jete me mire se vitin e shkuar ndersa tha se ne pikun e sezonit edhe infrastruktura rrugore do te jete e permirsuar.

Kreu i bashkise foli per impulse te reja ne administrimin e turizmit dhe me kete rast prezantoi edhe administratorin e ri te shengjinit. Ky i fundit foli per angazhim maksimal ndersa kerkoi mbeshtetjen e cdo banori te shengjinit.

Ne hapje e sezonit turistik veror, Lezhes iu rikthye edhe Hoteli i Gjuetise. Nje prej zonave me te njohura ne vend dhe sigurisht nder me atraktivet hapi dyert mbremjen e te shtunes per te qene gjithnje ne sherbim te vizitoreve e turisteve. Krahas arkitektures se rezidences qe i sherbeu ministrit te brendshem te duces, konti Ciano dhe diktatorit te pas clirimit, natyra e kesaj zone do te jene mundesi pa fund ndersa do te shijohen edhe pjatat me te mira qe kjo zone i ka servirur gjithnje.

Lexoni dhe kete

PERMBYLLET AKSIONI “TE PASTROJME SHQIPERINE”

Prej disa muajsh, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit në vendin tonë në bashkëpunim me bashkitë …