Friday , 15 November 2019
Breaking News

LEZHA DHE ZONAT PERRETH PA ENERGJI ELEKTRIKE

Lezha, Shëngjini dhe zonat përreth janë përballur me mungesë të energjisë elektrike gjatë paraditës të së martës. Energjia elektrike është ndëprere rreth orës 4:00 të mëngjesit dhe është rikthyer në 12 të paraditës. Shkak është bërë një remont i parashikuar nga drejtoria e Tensionit të Lartë në zbarrat.

110kV të N/stacionin Lezhë.Por qytetaret nuk janë njoftuar për ndërprerjen e enrgjisë, duke sjellë mjaft anomali kryesisht në qytetin e Lezhës dhe të Shëngjinit, pasi kjo situatë ka sjellë dhe mungesë të ujit të pijshem në shumë zona. Po ashtu pa energji elektrike kanë qenë edhe institucionet lokale, duke bërë që gjatë paraditës të së martës të mungojnë shërbimet për qytetaret.

Ndërprerjet e energjisë pa asnjë paralajmerim janë kthyer në një refren të vazhdueshem në Lezhë e kjo për neglizhencen e OSHEE.

Lexoni dhe kete

BANORËT E KONVIKTIT “SAFET SPAHIA”, PROTESTË PARA BASHKISË

Banorët në konviktin “Safet Spahia” në qytetin e Shkodrës vijojnë të kundërshtojnë zhvendosjen e tyre …