LEZHA E POPULLUAR KETE TE SHTUNE

Vendimi për kufizimin e lëvizjes për 40 ore është shoqëruar me prezence të shtuar qytetaresh në rruget e qytetit të Lezhës. Këtë të shtunë lëvizjet ne qytet ishte i populluar me njërëz, shumica e të cileve kishin dalë për tu furnizuar me ushqime apo dhe sende të tjera të domosdoshme.

Një pjesë e mire e qytetareve mundoheshin të zbatonin rregullat për tu mbrojtur nga covid-19, por nuk mungonin dhe ata lëviznin në mënyre të grupuar. Urdhri i qeverisë për tu paisur me autorizim për të dalë nga banesat duke nisur nga dita e hënë, ka krijuar paqartësi tek qytetaret të cilët thonë se nuk e kane se si mund te aplikohet.

Ndërkohë mjekë dhe infermierë të repartit ortopedik në Spitalin Rajonal të Lezhës që i shërbyen të moshuarës e cila pas operacionit rezultoi me covid 19 kanë dale negativ ndaj virusit pas testit që iu bë atyre 2 ditë më parë.

Lexoni dhe kete

MARATONA E DHURIMIT TË GJAKUT PËR FËMIJËT TALASEMIKË

Nevoja e madhe e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë ka bërë që Vëllazëria Ungjillore …