Thursday , 1 October 2020

LEZHA NDEZ DRITAT FESTIVE

Lezha ndezi mbrëmjen e së mërkures dritat e festave. Çelesi ju besua një fëmije të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit i cili solli mjaft pasoja dhe trishtim tek qytetaret.

Ceremonia festive mblodhi në sheshin “Gjergj Kastrioti” qindra qytetar të grupmoshave të ndryshme të cilët ju gëzuan atmosferes së krijuar. Ky dhjetor nuk është si gjithë të tjeret, pasi tërmeti solli mjaft dëme edhe në Lezhë. Duke ju referuar kësaj ngjarje kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka premtuar mbështetje për familjet e dëmtuara.

Atmosfera magjike me zbukurime e drita shumëngjyrëshe të shoqëron në të gjithë qytetin. Ndërkohë sheshi “Gjergj Kastrioti” do të kthehet në arene festeve gjatë gjithë këtij muaj kjo si një mënyre për të përçuar mesazhin e vazhdimësisë së jetes pavarësisht diteve të trishta që i krijuan nga fatkeqesia natyrore.

Lexoni dhe kete

“JAM INVALID, 8 MUAJ AS PËRKRAHJE, AS NDIHMË, ASGJË”

Klodian Luku është një banor i Shijakut, që bashkë me 16 anëtarët e tjerë të …