Sunday , 19 January 2020
Breaking News

LEZHA NE KRIZE PER UJIN E PIJSHEM

Furnizimi me uje te pijshem i banoreve te Lezhes eshte bere nje mision i veshtire. Nuk ka orar, zgjat maksimumi 30 minuta, por ne katet e larta arritja e ujit eshte e pamundur. Me kete veshtersi perballen prej disa kohesh lezhjanet.
Firma qe po kryen punimet per ujesjellesin e ri ka prishur depon ekzistuese per te ndertuar nje te re, por nuk i ka dhene me pare zgjidhje furnizimit te popullates me uje te pijshem. Ndersa i afrohemi gjithnje e me shume stines se Veres dhe sezonit turistik, per banoret e qytetit te Lezhes nuk ka asnje shprese se situata do te ndryshoje shpejt.
Kjo situate nuk ka gjetur ende asnje dere qe te vlersoje shqetesimin e qytetareve, qe duket kane si zgjidhje te vetme mbushjen e bidonave ne puse te hapura privatisht.

Lexoni dhe kete

AKU BLLOKON 4.032 TON MARMALATË NË HANI I HOTIT

Nga kontrollet e kryera prej Drejtorisë Rajonale të AKU-së Shkodër në Pikën e Inspektimit Kufitar …