Breaking News

“LEZHA NJE QARK ME RRISK PER KULTIVIMIN E DROGES”

Në Lezhë drejtues të bashkive, policisë së shtetit dhe strukturave të tjera lokale u mblodhen nga prefekti në angazhimin për të parandaluar kultivimin e narkotikeve. Megjithese nuk tha se e kishte denoncuar si rast, prefekti i Lezhës Gjergj Prendi në pranine edhe të Zv\Drejtores së pergjithshem të policise se shtetit Aida Hajnaj u shpreh se edhe ai vetë e dinte se ku mbidhej droge në Mirditë, ndaj edhe kërkoi reagimin e administratorëve.

Drejtuesit e policisë u shprehen se deri në fillim të vitit 2017 Lezha ishte nje zonë ku kultivohej në masë lënda narkotike, ndërsa kanë paralejmeruar të gjithë efektivet e policisë që tolerojnë këtë fenomon se do të përballen me ligjin.

Droga ka deportuar deri në shkolla. Kështu mendon Kreu i Bashkisë Kurbin Artur Bardhi dhe Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj, ndërsa kryeprokurori i Kurbinit shkoj më tej duke thene së ambjentet e shkollave janë rrezik për magazimin e lendës narkotike.

Takimi u mbyll duke lënë detyra specifike si edhe angazhim, që asnjë rast kultivimi të mos identifikohet në Lezhë.

Lexoni dhe kete

BIEN AKSIDENTET ME VDEKJE

1 në 5 aksidente kanë tregues sjelljen e këmbësorit, është ky përfundimi i nxjerr nga …