LEZHA PA SHTATOREN E GJERGJ KASTRIOTIT

Shtatorja e “Gjergj Kastriotit” e parashikuar për tu vendosur në sheshin me të njejtin emer në qytetin e Lezhës vijon të qëndrojë në magazinë. Ministria e Kultures ende nuk nuk e ka shqyrtuar kerkesen e Bashkisë Lezhë për vendosjen e shtatores në zonen e arkeologjike.

Përgjegjësi i Trashegimise Kulturore Paulin Zefi thotë sheshi “Gjergj Kastrioti” është vendi më i përtatshem për vendosjen e shtatores dhe nuk e cenon aspak zonen e arkeologjike.

Shtatorja e Gjergj Kastriotit e parashikuar për tu vendosur në kuader të 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës solli përplasje mes bashkisë dhe Ministrisë së Kultures. Kjo e fundit nuk lejoj vendosjen e shtatores me argumentin se vendi i përcaktuar ishte zonë arkeologjike, ndërkohë bashkia është paditur penalisht për punimet që kishte nisur.

Lexoni dhe kete

ORGANIZOHET DITA OLIMPIKE NE LEZHE

Eshtë organizuar në Lezhë Dita Olimpike.Ky aktivitet bëri bashkë nxënësit e të gjitha shkollave, të …