Monday , 26 February 2018

LEZHA MË SHUMË SE 7 ORË PA ENERGJI ELEKTRIKE

Një avari në fidrin nëntokësor në lagjen Besëlidhja të Lezhës ka lënë pa energji elektrike gjithë qytetin gjatë së shtunës. Energjia ka munguar për më shume se 7 ore, në të gjitha lagjet e qytetit, duke sjellë mjaft probleme për qytetaret dhe bizneset. Ne qytet u ndez çdo gjenerator i mundshëm e bashkë me ta u rikthye edhe zhurma e tyre për të mundur sadopak situatën e krijuar.

Një panoramë e tillë u shfaq në të gjitha rrugët dhe sheshet e Lezhës ku shiheshin gjeneratorë që zhurmonin. Gjeneratorët mundësuan energji vetëm për bizneset, ndërsa qytetarët kanë vijuar të mbeten në errësirë. Grupet e punës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjise elektrike në Lezhë të drejtuar nga drejtori i ketij insituvioni Vinçens Tuku zbritën në terren për të gjetur dhe riparuar defektin.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të OSHEE u bë i mundur rikthimi i energjise ne oret e mbrëmjes në të gjithe qytetin e Lezhës. Pavaresisht angazhimit te OSHEE, amortizimi i rrjetit elektrik ka sjellë shpesh herë ndërprerje të energjisë në Lezhë, ndërkohe qe për ti dhënë fund kesaj situate kërkohen investime.

Lexoni dhe kete

FLUKS PACIENTESH NE URGJENCE GJATE MUAJIT SHKURT

Muaj shkurt ka sjellë fluks pacientesh në urgjencen e Spitalit rajonal të Lezhës.Mbi 80 përsona …