Thursday , 15 April 2021

LEZHE, 300 PUNONJES FASONERIE NE PROTESTE

Problemet e vazhdueshme me energjinë elektrike kanë ngritur në proteste 300 punonjës të një fasonerie në qytetin e Lezhës.

Ata u mblodhen para fabrikes mëngjesin e së enjtes dhe nuk e nisen punen, për shkak të mungeses së energjisë elektrike.

Administratori i fabrikes thotë se kjo situatë është e vazhdueshme prej disa javesh, duke sjelle dëme në makineri dhe ulje të prodhimit, ndërsa kërkesat e vazhdueshme për ti dhënë zgjidhje problematiket nuk janë marrë në konsideratë nga ana e OSHEE.

Kreu i sindatës së punëtoreve Igli Molla thotë nga kjo problematikë preken 300 familje, pasi nga ndërprerja e vazhdueshme e punës punëtoret nuk po e realizojnë normen.

I kontaktuar nëpërmjet telefonit për këtë çështje drejtori i Njesisë së OSHEE në Lezhë Emirjan Lazri bën të ditur se linja ku merrte energji elektrike kjo fabrike deri pak muaj më parë ka qenë e hidrovorit të Ishull-Shëngjinit dhe se nuk mund të lejohej diçka e tillë, pasi krijonte probleme në rrjet.

Ndërsa thotë se gjatë ditës së enjte ka patur një defekt në atë zonë dhe po punohet për riparimin e tij dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Lexoni dhe kete

PROTESTE KUNDER HEC-it, BLLOKOHET RRUGA E KOMBIT

Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimit nga institucionet shtetërore, ka ngritur sërish në proteste …