Thursday , 14 November 2019

LEZHE, 5 MIJE BANORE PA ASNJE MJEKE

Sherbimi shendetsor per 5 mije banore te fshatit Torovice ne Lezhe jo qe nuk eshte falas, por ai nuk ekziston aspak. Prej 3 muajsh qendra shendetsore e ketij fshati nuk ka mjek, ndersa vete godina eshte ne rrenim te plote.Banoret luten qe te semuren sa me pak, pasi ne rast te kundert jane te detyruar qe tu kthehen metodave popullore. Infrastruktura e demtuar rrugore drejt Torovices eshte pengesa kryesore.
Drejtori i shendetit publik ne Lezhe Arben Ristani ngre supet per kete situate, pasi nuk ka asnje zgjidhje per banoret e kesaj zone.
Per te marre sherbim shendetsor banoret e Torovices duhet te udhetojne drejt Balldrenit apo Bushatit, me kosto qe jo ne pak raste jane te paperballueshme per familjet ne nevoje

Lexoni dhe kete

PROBLEMATIKAT NË QARKUN SHKODËR

Data 20 nëntor është vonë për të grumbulluar kripën në zonat me risk për problematika …