LEZHE, 9 FAMILJE ROME DHE EGJIPTIANE NE RRUGE

9 familje rome dhe egjiptiane në Lezhë e kaluan naten jashtë, pasi u nxoren nga palestra e shkollës së mesme ku qëndronin të strehuar që prej tërmetit të 26-nëntorit. Pasi nuk ju binden urdherit për të liruar vullnetarisht palestren, pasditen e së martës ndërhyri Policia Bashkiake ku nuk munguan dhe përplasjet me banoret të cilët kundërshtuan vendimin.

Banoret thonë se pavarësisht se e kanë përfituar bonusin nuk kanë mundur të gjejnë banesa me qira, pasi janë të diskriminuar përshkak të ngjyres. Në këto kushte ata i kërkojnë bashkisë që të gjeje strehim për ta.

I kontaktuar për këtë çështje kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se këto familje po trajtohen me bonusin e qiria dhe duhet të gjejnë vetë strehim. Ndreu shtoi se pallati ku kanë jetuar këto familje, brenda këtyre diteve do shembet dhe menjëherë do të nisë rindërtimi, pasi bashkia e ka siguruar financimin përmes donacioneve.

Lexoni dhe kete

KALLËZIMI NË SPAK NGA ALEANCA PËR TEATRIN

Regjisori Robert Budina pas dorëzimit të kallëzimit në SPAK ndaj Erion Veliajt, Ardi Veliut apo …