Friday , 13 December 2019

LEZHE, ABUZIME ME NDIHMEN EKONOMIKE DHE PAAFTESINE

Nje Administrator Shoqeror eshte shkarkuar nga puna, ndersa 11 te tjereve u eshte terhequr verejtje pershkak te abuzimeve me ndihmen ekonomike ne Qarkun e Lezhes. Kete fakt e ka bere te ditur Drejtoresha e Sherbimit Social Shteteror ne Lezhe Ardiana Jaku gjate analizes vjetore qe dikasterit qe ajo drejton. Sipas Jakut nga kontrollet e kryera ka rezultuar se 185 familje kane perfitur ndihme ekonomike ne menyre abuzive gjate vitit 2015-te, ndersa pagesen e paaftesise e kane marre ne menure te padrejte 17 persona.
Per drejtoreshen e sherbimit social ne Lezhe Ardiana Jaku mbetet i rendesishem implementimi i sistemit te ri online per skemen e ndihmes ekonomike qe sipas saje do te jete ne sherbim te familjeve ne nevoje.
Me qellim qe te shmangen abuzimet, eshte bere e ditur se nga ana e drejtorise se sherbimit social shteteror do te kete monitorim te rrepte per te gjithe administratoret lokal ne te 21 njesite administrative ne kete qark.

Lexoni dhe kete

“3 DERRKUCET”, SHFAQJE PER FEMIJE NE TEATRIN “MIGJENI”

Fëmijet e Shkodrës kanë pasur mundësinë të ndjekin më afër premieren e shfaqjes për fëmijë …