Friday , 22 October 2021

LEZHË, ARRESTOHEN 2 PERSONA

Forca e posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, pasagjerit në këtë mjet, shtetasit A.M., i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, më krehër me 7 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 41 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, për vepren penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit të kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.D.,19 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, në fshatin Pllanë, Lezhë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorr i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

VRASESI I OFICERIT NE LEZHE KISHTE KALLEZUAR POLICINE PER DHUNE

21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha …