LEZHË, ARRESTOHEN 5 PERSONA

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Kështu, shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-A.B.,20 vjeç,banues në Kurbin, i shpallur në kërkim policor, pasi me datë 12.01.2021 ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar në ajër shtetasin E.P.,18 vjeç,banues në Kurbin.

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.Gj., 34 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë. Ky shtetas është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për tu ndaluar.

-Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ndalimi i shtetasit S.D., 29 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet të jetë autor i vjedhjes në bashkëpunim të disa krerëve bagëti të imta me datë 11.12.2020,në fshatin Rraboshtë, Lezhë.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.D., 64 vjeç, banues në Shengjin,Lezhë.Ky shtetas në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, në gjendje të duhur është përplasur me mjetin tip “Pegeot” me drejtuese shtetasen M.M.

-Gjithashtu nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj., 37 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Opel “në gjendje të dehur në masën 1.21 mg/l dhe pa leje drejtimi.

Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme ku disa shtetas bllokuan qarkullimin e mjeteve për disa minuta në aksin rrugor Milot-Morinë, në fshatin Munaz, Mirditë kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: E.K., K.N., N.D., P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin Rreja e Velës, Mirditë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

ZBARDHET DOSJA HETIMORE E VRASJES SE ERI ZEFIT NE MIRDITE

Mikel (Gjovalin) Alia i cili është përsoni i vetem i marrë i pandehur për vrasjen …