LEZHE, ARRESTOHEN DY PERSONA ME KANABIS

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe kapjen e përsonave në kërkim e vendosjen e tyre para përgjegjegjësisë ligjore, policia e Lezhës ka arrestuar dy persona për shitje të lëndëve narkotike. Në pranga ka përfunduar E.F. 16 vjeç , banues në Lezhë. Ky shtetas, dyshohet si posedues i rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis – sattiva, të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave”. Gjithashtu policia ka arrestuar shtetsin Anton Koka, 31 vjeç , banues në Lezhë.

Me vendim Nr. 113 datë 04.04.2018 , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, si dh “Kultivim i bimëve narkotike”.Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

 

Lexoni dhe kete

JA ÇFARE U NDODH 2 SHTETASVE TURQ NE MURIQAN. ATO TENTUAN TE….

Me datë  30.06.2018 , nga strukturat e D. V. K. M. është bërë arrestimi në …