Saturday , 19 October 2019

LEZHE, ARRESTOHEN DY PERSONA TE SHPALLUR NE KERKIM

Në vijim të punës për kapjen e përsonave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjesisë ligjore, Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim. Në pranga u vunë Eriger ( Gentian) Bushi, 38 vjeç banues në Laç dhe Bruno ( Maks) Cenaj, 25 vjeç banues në Kukes. Sipas policisë 38-vjeçari Bushi është person me preçedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë.

Ai u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e kishte dënuar me burg për për veprat penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve”” Kanosja” dhe ” Plagosje e lehtë me dashje”.Ndërsa 25-vjeçari Bruno ( Maks) Cenaj u arrestu pasi po e njëjta gjykatë në Kurbin e kishte dënuar atë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Materialet proçedurale për të dyja rastet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

DENOHET ABUZUESI I VAJZES ME PROBLEME MENDORE

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vjet e katër muaj burg një të moshuar …