LEZHE, ARRESTOHEN TRE TE RINJ QE QELLUAN ME ARME

Policia e Lezhës ka arrestuar tre të rinjë, të cilët një ditë më parë në bashkëpunim me njëri tjetrin qëlluan me armë zjarri në ajer, duke krijuar panik tek qytetaret.Policia sqaron se “ngjarja ka ndodhur në lagjen Varosh të qytetit të Lezhës, pranë hyrjes se një tuneli poshtë kalasë së qytetit.Në pranga u vunë Markelian Pepa, 21 vjeç, banues në Reps, Miditë, E. M., 15 vjeç, banues në Lezhë dhe P. D. 15 vjeç, banues në Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi armën e zjarrit pushkë me të cilën qëlluan në ajër tre shtetasit e arrestuar, 332 fishekësh, 8 granata dore, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa. Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 35 gëzhoja.Po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin janë dhe autorë të ngjarjes së datës 19.12.2017, ku rreth orës 19.00, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit Xh.M, në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës”, tha policia.

Materialet proceduriale në ngarkim të tre shtetasve, do t’i referohen Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” për shtetasin Markelian Pepa.

Lexoni dhe kete

SEKUESTROHEN 6 MINA ME TELEKOMANDE, ARRESTOHET E.SINANAJ

Policia e Lezhës ka sekuestruar 6 mina me telokomandë, ndërsa ka arrestuar një 46-vjeçar nga …