Breaking News

LEZHE, ARTIZANATI NE DITE TE VESHTIRA

Masat shtrenguese te qeverise kane dhene ndikim negativ edhe ne biznesin e artizanatit. Shqetesimin e percjell Tereza Gega, nje artizane nga Lezha qe deklaron se kjo situate po i dergon drejt falimentimit. Fuqia blerese ka rene, eshte rritur konkurenca e pandershme dhe se nuk ka asnje mbeshtetje per grate dhe vajzat qe merren me artizanat.

Ndonese eshte pajisur me te gjithe dokumentet e nevojshme serish Tereza Gega e konsideron veten te pambrojtur nga kontrollet e luftes kunder informalitetit. Ajo ka bere te ditur se eshte gjobitur pasi i kane gjetur tek biznesi bashkshortin pensionist, duke shtuar se nderkohe ne rruget e Lezhes tregtaret ambulante nuk shqetesohen nga askush.

Tereza Gega eshte nje artizane qe ka hapur qendren e artizanatit ne vendin tone, ndersa tenton ta trashegoje edhe tek te tjeret kete art te bukur, por kerkon mbeshtetje qe ne fakt nuk i ka ardhur. Gega shton se ne kushtet aktuale dhe me rendimin qe po i shkaktohet nga rritja e taksave dhe ulja e detyrueshme e cmimit pershkak te konkurences se pandershme do ta dergoje ate drejt falimentimit.

Lexoni dhe kete

“GURI I ZI, N’FEST”, PROMOVIMI I VLERAVE TE ZONES

Bashkia Shkodër ka organizuar këtë të premte aktivitetin “Guri i Zi n’FEST”. Një aktivitet që …