Thursday , 22 October 2020

LEZHE, ASNJE SURPRIZE NE VOTIMIN E REFERENDUMIT

Nuk pati asnje surprize ne Lezhe. Referendumi i zhvilluar nje dite me pare per te certifikuar vazhdimsine e mandatit te kryetarit te partise socialiste kur ai eshte zgjedhur kryeminister tejkaloi edhe pritshmerite e socialisteve. Ne perfundim te procesit eshte bere e ditur se ne bashkine e lezhes moren pjese ne votim 80% e anetarsise ose 1906 anetare, nje rezultat qe nuk ishte njohur me pare. Nga numerimi i votave kane votuar pro vazhdimsise se mandatit te rames 1511 socialiste ose 97.15 % e votuesve, ndersa kane kerkuar nderprerjen e mandatit te tije 43 socialiste ose 2.85 % e votuesve. Pavarsisht rezultatit tejet te larte te pjesmarrjes ne votime, kjo ne baze te shifrave te publikuara nga vete drejtuesit e partise socialiste, bie ne sy edhe kundershtia e disa socialisteve me kryetarin e tyre. Ndonese strukturat e kesaj force politike ne lezhe jane ristrukturuar vetem pak muaj me pare, serish nuk kane munguar zerat kunder kreut te socialisteve edi rama, te cilet edhe nga votimi i kane kerkuar nderprerjen e mandatit. Pavarsisht se ne lezhe nuk pati asnje ze kunder referendumit qe u zhvillua diten e djeshme, nuk u shfaq asnje perkrahes i tezes se blushit, ne heshtje nuk mungoi vota kunder. Per ti paraprire cdo hamendesimi se nuk do te kishte pjesmarrje ne kete proces, kryesocialisti Rama u prezantua ne lezhe nepermjet ministres se arsimit lindita nikolla. Kjo e fundit mohoi se ndjeheshin te kercenuar nga blushi dhe fushata per bojkot te procesit e kerkuar prej tije, por e ndoqi deri ne fund votimin. Deri ne oren 16, kutite u mbajten te hapura dhe numerimi perfundoi shpejt. Rezultati ishte krejtesisht i pritshem.

Lexoni dhe kete

PD: SITUATË E RËNDË ME COVID-19 NË SHKOLLA

Informacione shqetësuese vazhdojnë të vijnë çdo ditë në Partinë Demokratike. Numri i rasteve të mësuesve …