Thursday , 1 October 2020

LEZHE, BIBLIOTEKES SE LEVIZSHME I SHTOHEN 1 MIJE LIBRA DHE NJE AUTOMJET

Bibliotekes së lëvizshme në Lezhë i janë shtuar mbi 1 mije tituj librash të rinj si dhe një automjet i cili është përshtatur si biblioteke. Këto investime u bënë të mundur falë fondit prej 10 mije dollaresh të përfituar në një konkurs kombetar, ku praktika e prezantuar nga Bashkia Lezhë për biblioteken e lëvizshme u vlersua me çmimin e parë.

Drejtoresha e Bibliotekes Suela Bala thotë se këto libra do të jenë në dispozicion të nxënësve të 28 shkollave në zonat rurale të Lezhës në të cilat udheton çdo muaj biblioteka e lëvizshme.

Në këtë mënyrë biblioteka e lëvizshme do të jetë e plotësuar me logjistiken e nevojshme, ndërsa është bërë e ditur se do të jetë në çdo kohë pranë lexuesve të cilët e kanë të pamundur që të frekuentojë biblioteken e qytetit.

Lexoni dhe kete

TURIZMI KULTUROR NË SHKODËR DREJT ZEROS

Një nga sitet më atraktive turistike sic është Kalaj Rozafa e Shkodrës, këtë vit është …