Tuesday , 18 December 2018
Breaking News

LEZHE, DEGRADON RRUGA BLINISHT-SUPERSTRADE

Rruga që lidh Njesinë Administrative të Blinishtit me supestraden Lezhë-Shkoder, ka degraduar plotësisht, duke u kthyer në një makth të vërtete për banoret e fshatrave të kësaj zone.Asfalti është dëmtuar në disa pjese të këtij segmenti rrugor, duke bërë që të krijohen gropa të mëdha që në kohe me shi mbushen me uje çka veshtiresojnë lëvizjen e automjeteve.Banoret e zones thonë se amortizimi i rruges po ju dëmton automjetet, ndaj kërkojnë që të ndërhyhet.

Administratori i Blinishtit, Sokol Luku, shprehet se projekti për rehabilitimin e kësaj rruge është gati, por bashkia nuk ka fonde për të ndërhyre dhe shpresa e vetme është financimi nga qeveria apo donator të tjere.

Rruga Blinisht-supestrade është rehabilituar gjatë viteve të fundit, por cilesia e dobet e punimeve ka bërë që të dëmtohet shumë shpejt.Ky segment rrugor kosiderohet si mjaft i rëndësishem, pasi ju sherben disa fshatrave duke përfshire dhe Fishten fshar që frekuentohet çdo vit nga mijera vizitor vendas dhe të huaj.

Lexoni dhe kete

MARKETI SPAR VJEN TASHME EDHE NE QYTETIN E KOPLIKUT

Marketi SPAR vjen tashmë edhe në qytetin e Koplikut të Bashkisë Malësi e Madhe. Ky …