Lezhe, deme te konsiderueshme per biznesin!

Përmbytjet qe perfshine se fundmi rajonin e lezhes kanë lene deme te medha edhe tek biznesi. Nje fidanishte ne fshatin lalm i ri eshte permbytur plotesisht duke shkaktuar humbje te medha. Ky ishte investimi i gjithe jetes do te deklaronte pronari i fidanishtes zef frroku, duke konfirmuar se nen uje ndodhen 24 mije fidane. Katastrofe natyrore e ndihmuar nga dora e njeriut. Keshtu i ka perkufizuar i riu frroku permbytjet e fundit, duke shtuar se ende nuk kane bere bilancin e demit.

Fidanishtja e permbytur ndodhet shume prane qytetit te lezhes, por kjo nuk ka mjaftuar qe institucionet e shtetit te shkojne per te evidentuar demin dhe per te mbeshtetur kete fermer. Ky nuk eshte rasti i vetem i situates qe u krijua nga permbytjet ne lezhe, pasi te prekur nga vershimi i ujit ishin shume biznese, kryesisht ata qe ndodhen prane rrjedhes se perrenjve. Ndersa problemet ekonomike kane dhene tashme ndikim per subjektet e biznesit qe kane ulur ndjeshen fitimet, se fundmi situaten e tyre po e perkeqson edhe ndikimi nga permbytjet, gje e cila rrit mundesine e falimentimit per ta.

Lexoni dhe kete

LEZHE, FSHATI TROSHAN PA UJE TE PISHEM

JanĂ« investuar 1 miliard lekĂ« pĂ«r ujĂ«sjellĂ«sin e ri tĂ« fshatit Troshan tĂ« NjesisĂ« Administrative …