Saturday , 24 October 2020

LEZHE, DEMTOHET SERISH PLLAKA OSMANE

Sfida qe Ministria e Kultures i beri Lezhes me vendosjen ne hyrje te kalase se Lezhes te pllakes qe nderonte Sulltan Sulejmanin, po i kushton edhe vete historise. Me qellim demtimin e saj, pllaka eshte goditur gjate nates nga persona te paidentifikuar, ndersa shenjat ne te tregojne qarte qellimin e personit apo personave qe moren persiper kete veprim. S

hkrimi ne gjuhen osmane eshte demtuar ne disa pjese te tije, ndersa vete pllaka duket qe ka marre goditje te forta, por pa mundur per ta demtuar plotesisht. Pozicioni i vendit ku ndodhet e vendosur pllaka dhe goditjet e forta qe ka marre, tregojne qarte se per te kryer kete verpim te dhunshem ndaj nje objekti te historise ka qene me shume se nje person, por askush nuk di te thote asgje. Demtimi per te dyten here i pllakes nuk ishte nje rastesi, por nje paralajmerim, qe ne fakt nuk u mor ne konsiderate as nga drejtoria rajonale e kultures kombetare ne Shkoder, as nga sektori i parkut arkeologjik e aq me teper nga vete Minsitria e Kultures.

Dhuna ndaj kesaj pllake, duket qe eshte mes hume nje shuplake ndaj ministrise se kultures qe tenton te sfidoje nje rajon me qendrimet e saje, ndersa ne asnje rast nuk tentoi te sqaroje opinionin publik per domethenien dhe qellimin e vendosjes se pllakes ne hyrje te kalase se lezhes. Ky duket qe do te jete vetem fillimi i nje beteje mes drejtorise rajonale te kultures kombetare ne shkoder dhe ministrise se kultures me kundershtaret e kesaj pllake. Nese kjo pllake do te vijoje te qendroje aty, atehere fati i saje mbetet i paqarte.

Lexoni dhe kete

KONFERENCË PËR EKSPOZITËN “DEDË JAKOVA”

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” hap pasditën e kësaj të premte në ora 19:00 ekspozitën …