LEZHE, DIGJET AUTOMJETI NE SHESHIN KRYESOR TE QYTETIT

Një automjet është djegur në orët e para të ditës së sotme në sheshin kryesor të qytetit të Lezhës. Autovetura tip mercedez benz ka qënë e parkuar në anë të rrugës kur rreth orës 05:00 ka shpërthyer në flakë në rrethana ende të paqarta. Flakët janë parë në pjesën e parme të makinës dhe menjëherë janë lajmëruar zjarrfikësit për këtë ngjarje, ndërhyrja e të cilëve ka penguar djegien e plotë të autoveturës.Eksperëtë të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet për tëb saktësuar shkaqet e djegies së automjetit. Pronari i makinës ka deklaruar se nuk ka konstatuar asgjë të pazakontë rreth banëses së tij ndërsa në makinë ka rënë zjarr. Policia ka bërë menjëherë edhe kqyrjen e kamareve të sigurisë duke e përcaktuar më pas se zjarri ka qënë aksidental.

Lexoni dhe kete

ZHDUKET PREJ 4 DITESH 34-VJEÇARI NE LAÇ

Një 34-vjeçar nga Laçi i akuzuar për vrasje, rezulton i zhdukur prej katër ditesh. Eljon …