LEZHE, DY MJEK MERREN TE PANDEHUR

Dy mjek të Spitalit rajonal të Lezhës kanë përfunduar të pandehur në gjykatë me akuzen e mjekimit të pakujdesshem, pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur mjekësore një fëmije 3-vjeçar i cili humbi jeten nga gripi me 17-janar të vitit 2017-të. Për këtë ngjarje mjeket me iniciale P.L dhe K.K u paditen në prokurori nga familjaret e fëmijes, duke bërë që organi i akuzes të nisë hetimet në lidhje me rastin në fjalë. Pas provave e dëshmive të grumbulluara prokuroria e Lezhës çështjen e ka çuar për gjykim në gjykaten e rrethit gjyqësor Lezhë, kërkese që është pranuar dhe gjykata.

Sipas dosjes hetimore fëmija nga Shënkolli fillimisht është trajtuar në spitalin e Lezhës dhe pas mjekimit që i është bërë gjendja e tijë shëndetësore është përmiresuar dhe është dërguar në shtëpi. Por vogëlushi është paraqitur sërish të nesermen në gjendje të rëndë në spital, në gjendje të rëndë shendetësore. Dyshohet se mjeket nuk e kanë mjekuar siç duhet fëmijen diten e parë që është paraqitur në spital, duke bërë që gjendje e tijë shëndetësore të agravoje çka i solli edhe vdekjen në Tiranë. Pas ekzaminimit që ju bë ka rezultuar se fëmija ka gjetur vdekjen, pasi ishte prekur nga virusi AH3N2.

Ndërkohë vetë mjeket i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se rasti në fjalë nuk është neglizhuar dhe fëmijea i është dhënë mjekimi i duhur, por gjendja e tijë shëndetësore ka qenë mjaft e rënduar si pasojë e prekjes nga virusi vdekjeprures.

Lexoni dhe kete

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT

Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur në malin e Shëngjinit në afërsi të …