Saturday , 24 October 2020

LEZHE, FINALIZOHET OPERACIONI “TROTYL”

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive disa ditore, u finalizua me sukses operacioni i koduar ” Trotyl”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë. Kështu, si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

– A.N. 52 vjeç, banues në Elbasan ( i dënuar më parë ).

Në qytetin e Lezhës, ai u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar narkotike e fortë Heroinë. Veprat penale në ngarkim të tij “Trafikim i lëndëve plasëse” dhe “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a dhe 283 të Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …