Tuesday , 16 August 2022

Lezhe, gardiania e dehur terrorizon qytetin!

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një punonjëse të burgut të Shënkollit, e cila ka terrorizuar banorët e lagjes “Gurra”, duke qëlluar me armë. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 42-vjeçarja Gjelina Nikolli, në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me pistoletën e shërbimit.

Sapo mori njoftimin për ngjarjen, policia ka arrestuar gardianen 42-vjeçare, teksa udhëtonte me një automjet tip “Golf 4”, me targë DR9451A. Efektivët e policisë i sekuestruan 42-vjeçares armën e shërbimit, ndërsa në vendin e ngjarjes gjetën 6 gëzhoja pistolete. 
“Me datë 08.11.2014, ora 22.35, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Gjelina Nikolli, vjeç 44 banuese në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, punonjëse e IEVP Shënkoll Lezhë, pasi rreth orës 18.52, në lagjen “Gurra”, Lezhë, duke drejtuar në gjendje të pirë, mjetin golf 4, me targë DR 9451A (jo e rregullt targa), ka qëlluar me armën e zjarrit pistoletë M-54 me numër 14054005, duke prishur qetësinë publike. Kjo shtetase e pajisur me armën, nga burgu Sh137nkoll si punonjëse, ishte jashtë shërbimit. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës 6 gëzhoja fisheke M 54, 7.62 m/m dhe u bë sekuestrimi i armës. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale të “Prishjes së qetësisë publike” Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve “ dhe “drejtimi i automjetit në mënyrë jo të rregullt.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Lexoni dhe kete

PERPLASEN 2 MOTORÇIKLETA, PLAGOSEN 4 PERSONA

Katër persona mbeten të plagosur, pas përplasjes së dy motorçikletave në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Aksidenti …