Saturday , 26 September 2020

LEZHE, GJYKATA LE NE BURG ENDRIT VAJSIUN

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Endrit Vejsiun, 29 vjecarin nga Tirana i cili u arrestuan dy ditë më parë pasi i’u kapën 4 mina me telekomandë dhe një sasi lëndë narkotike. Vejsiu ka dalë para togave të zeza rreth mesditës të së martes, ndërsa seanca gjyqësore u zhvilluar me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorit të çështjes, sipas të cilit duhej të ruhej sekreti hetimor. Sipas burimeve 29-vjeçari nuk ka folur asnjë fjalë, duke mos dhënë asnjë shpjegim për ngjarjen, ndërsa është përfaqsuar nëpërmjet avokatit të tij.

Organi i akuzës ka paraqitur prova që sipas tyre implikojnë 29-vjeçarin në tregtinë e lëndëve plasëse të telekomanduara dhe se për të arritur deri tek ndalimi, Endrit Vejsiu ishte mbajtur nën survejim. Pasi ka dëgjuar palët, Gjykata e Lezhës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Vejsiut duke caktuar ndaj tijë masën e sigurisë arrest me burg. Endrit Vejsiu vellai i një moderatore të njohur në vendin tonë u arrestua nga policia e Lezhës gjatë një operacionit të koduar “Telekomanda”, pasi ne gomen rezerve te mjetit që drejtonte, atij iu zbuluan 4 mina me telekomande dhe 3 kg drogë e dyshuar si kanabis sativa.

Lexoni dhe kete

KAPJA E PERSONAVE TË SHPALLUR NË KËRKIM, POLICIA E SHKODRËS ARRESTON 2 SHTETAS

Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien …