Thursday , 22 February 2018

LEZHE, HYN NE FUQI VENDIMI I QEVERISE PER ÇERTIFIKATAT

Që nga e hëna e 6 Nëntorit të gjithë banorët e bashkisë Lezhë nuk e kanë të nevojshme që ti drejtohen zyrave të gjendjes civile për çertefikata, pasi mund ta marrin këtë shërbim në zyrat me një ndalese të njesive administrative.Bashkia Lezhë bëri me dije se ka përzgjedhur dhe trajnuar stafin përkatës për pajisjen e qytetarëve me certifikatat elektronike.Zëdhënësi I Bashkisë Altin Mema u shpreh se trajnimi personave të autorizuar krahas njësive vendore,është bërë edhe për kopshtet dhe çerdhet.

Aksesi në portalin E-Albania e Bashkisë Lezhë,tashmë lehtëson marrjen e shërbimit të dokumenteve elektronike,ndërsa kjo e fundit sqaron publikun se,shërbimi kryhet vetëm për veprimet që kanë të bëjnë me këtë institucion dhe dhe njësitë vartëse të saj.

Lexoni dhe kete

REFORMA E UJIT, SENSIBILIZOHEN QYTETARET NE LEZHE

Reforma e qeverisë për ujin ka sjellë sensibilizim të qytetareve në Lezhë për të shlyer …