LEZHE, JETESA MES UJERAVE TE ZEZA NE LAGJEN “VAROSH”

Jetesa në lagjen “Varosh” të qytetit të Lezhës është bërë mjaft e vështire dhe e rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Ujerat e zeza kanë dalë në siperfaqe dhe vërshuar në rruget dhe rrugicat e kësaj lagje. Kjo situatë vijon prej gati një viti, duke krijuar arome dhe ndotje mjaft të rëndë në këtë zonë.

Banoret thonë se janë ankuar disa herë në Bashkinë e Lezhës dhe pavarësisht përpjekeve të njesisë vendore, problemi ende nuk ka marrë zgjidhje.

Situata në këtë lagje bëhet më alarmante, teksa temperaturat janë gjithnjë në rritje prezenca e ujerave të zeza mund të bëhet burim sëmundjesh.

Ndërkohë burime nga bashkia e Lezhës, bëjnë me dije se kjo problematike do të marrë zgjidhje me zbatimin e projektit të kanalizimeve të ujerave të zeza, i cili do të prekë të gjithë qytetin, por nisja e këtij investimi ende nuk dihet.

Lexoni dhe kete

LUMI DRIN “MBULOHET” NGA PESHQ TE NGORDHUR

Kjo ishte pamja e Lumit Drin në Lezhë këtë të merkure. Peshq te ngordhur kanë …