Thursday , 15 April 2021

LEZHE, JETESA MES UJERAVE TE ZEZA NE LAGJEN “VAROSH”

Kjo është pamja e hyrjeve të pallateve ngjitur me bulevardin “Gjergj Fishta” në lagjen “Varosh” të qytetit të Lezhës. Ujerat e zeza kanë dalë në siperfaqe, si shkak i degradimit të infrastruktures nën tokësore.

Kjo situatë vijon prej shumë kohësh duke u kthyer në kërcënim serioz për shëndetin e qyterareve në këtë zonë. Ata thonë se jetesa në këto kushte është mjaft e vështire dhe pavarësisht ankesave të vazhdueshme asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikes.

Shqetësim në këtë lagje është dhe mungesa e ndriçimit si dhe rrëshqitja e vazhdueshme e gureve nga kodra.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Lezhë ka ndërhyre disa herë për zhbllokimin e kanalizimeve nëntokësore, ndërsa problematika krijohet nga ngarkesa që ka rrjeti i kanalizimeve si shkak i ndërtimeve të shumta që janë bërë gjatë viteve të fundit.

Lexoni dhe kete

NGA MESUES NE BUJK, HISTORIA E 70-VJEÇARIT NE LEZHE

45-vite ka qenë në shërbim të formimit të brezave si arsimtar, ndërsa sot është kthyer …